
Seanca e djeshme parlamentare u zhvillua me tensione e përplasje fizike mes deputetëve. Drejtuesit e opozitës paralajmëruan vijimin e kaosit në Kuvend ndërsa Berisha nuk përjashtoi as dhunën, në shenjë proteste ndaj maxhorancës e cila ka rrëzuar të gjitha kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore.



