
Numri i shkrimtarëve të burgosur në Kinë ka kaluar 100, ndërsa gjysma e tyre ndodhen pas hekurave lidhur me çfarë kanë shkruar në rrjetet sociale.
Një shifër e tillë zbulohet në indeksin e Lirisë për të Shkruar 2023, një raport i përpiluar nga Pen America dhe i publikuar të mërkurën.
Ndërkohë numri total i personave të burgosur në rang global për ushtrimin e lirisë së shprehjes që vlerësohet të jetë të paktën 339, ndërsa Kina përbën gati një të tretën e shkrimtarëve të burgosur në botë.
Më konkretisht janë 107 persona në burg për shkak të deklaratave të tyre të publikuara në Kinë, më shumë se çdo vend tjetër në indeks, raporton Guardian.
Kjo është hera e parë që numri i shkrimtarëve të burgosur në Kinë e ka kaluar numrin 100.
Indeksi përcaktoi “komentuesin në internet” si blogerët dhe njerëzit që përdornin mediat sociale si platformën e tyre kryesore për t’u shprehur.
James Tager, drejtor i kërkimit në Pen America, tha: “Jo të gjithë njerëzit e arrestuar për shprehjen e tyre në internet e gjejnë veten të përfaqësuar në këto shifra. Është e sigurt se numri real i të gjithë atyre që dënohen për shprehjen e tyre në Kinë është shumë më i lartë se numri i përfaqësuar në indeks”
Personat e arrestuar nga autoritetet për shprehjen e tyre në internet zakonisht arrestohen nën dyshimin për “zgjedhjen e konflikteve dhe provokimin e telasheve”, një akuzë të cilën edhe një delegat i lartë politik e ka thënë se është shumë e paqartë dhe mund të përdoret në mënyrë arbitrare nga policia.
Mes të burgosurve për debatet e shkkatuara është edhe gazetarja Zhang Zhan, e cila ndodhet në burg që prej vitit 2020, pasi u arrestua për raportimet e bëra në ditët e para të pandemisë Covid-19 në Wuhan.
Disa shkrimtarë të tjerë në indeksin Freedom to Write u vunë në shënjestër për komentimin e politikave të qeverisë për Covid, si Sun Qing, i cili u arrestua në maj 2020 pasi postoi deklarata kritike në WeChat dhe X, të njohur asokohe si Twitter. Sun u arrestua për “nxitje të përmbysjes së pushtetit shtetëror”.



