Nuk është kurrë vonë për t’u arsimuar, nënë e bijë diplomohen në një ditë

Nuk është kurrë vonë për t’u arsimuar, nënë e bijë diplomohen në një ditë

Për shkollën nuk është kurrë vonë. Këtë ka pasur parasysh një nënë në Itali, e cila është diplomuar në të njëjtën ditë me të bijën. Grazia ka mbrojtur një tezë mbi shoqatat dhe veprimtaritë vullnetare, ndërsa e bija, Lia, ka zgjedhur vështirësitë e personave me aftësi të kufizuara në vendin e punës.

Ato kanë marrë diplomën në të njëjtën ditë në universitetin “Einaudi” në Torino. Grazia është 51 vjeçe dhe punon në administratën vendore. Ajo ka qenë e vetmja vajzë e familjes me gjashtë djem.

“Nuk mund të studioja në rininë time dhe e kam pasur peng gjithë jetën këtë gjë. Kështu që sapo ime bijë u rrit, vendosa t’u përkushtohem studimeve”, thotë ajo.

Ajo thotë se do të ndjekë studimet e nivelit të dytë së bashku me të bijën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy