Probleme me rrogat, Kim Kardashian paditet nga stafi

Probleme me rrogat, Kim Kardashian paditet nga stafi

Kim Kardashian West është paditur nga 7 ish punëtorë të rezidencës së saj në Hidden Hills.

Ylli 40-vjeçar u padit në Los Anxhelos të hënën (24.05.21), kur ajo u akuzua nga ish-anëtarët e stafit të saj për vonesë në pagën e tyre dhe mbajtjen e 10 përqind të pagave të tyre për taksat.

Kim është akuzuar gjithashtu për refuzimin e pagimit të tyre jashtë orarit dhe detyrimin e tyre për të punuar pa pushimin për tu ushqyer në rezidencën e saj 60 milionë dollarëshe.

Një ish-punonjës 16 vjeçar ka deklaruar se ai ishte detyruar të punonte përtej 48 orëve maksimale të lejuara për një punonjës nën moshë, ndërsa një tjetër ka pohuar se ai u pushua nga puna sapo ngriti shqetësime mbi çështjen e taksave dhe orëve shtesë.

Ish stafi i kopshtarisë dhe mirëmbajtjes - Andreë Ramirez, Christopher Ramirez, Andrew Ramirez Jr, Aron Cabrea, Rene Ernesto Flores, Jesse Fernandez dhe Robert Araiza - të gjithë kanë paditur Kardashian për pagat e papaguara dhe paratë jashtë orarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy