
Një vatër e rrezikshme zjarri është riaktivizuar mëngjesin e sotëm në zonën e Lunxhërisë, në Gjirokastër.
Ndërsa vatra e zjarrit që është riaktivizuar ndodhet në vendin e quajtur Kalaja e Shën Triadës, ku ndodhen edhe disa antena celulare.
Rreth 100 ushtarë, zjarrfikës dhe efektivë të policisë ndodhen aktualisht në terren dhe gjatë gjithë natës kanë qenë në luftë me flakët.
Në këtë zonë ndodhet edhe një helikopter që ka kryer deri më tani dy inkursione për shuarjen e flakëve nga ajri.
Fatmirësisht, katër vatra zjarri në Qestorat dhe Tranoshishtë janë shuar gjatë natës.



