Nesër zgjedhjet në komunat serbe në Kosovë/ Gjuriq kërkon të vizitoi serbët në veri, Kosova i refuzon kërkesën

Nesër zgjedhjet në komunat serbe në Kosovë/ Gjuriq kërkon të vizitoi serbët në veri, Kosova i refuzon kërkesën

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen nesër në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar se nesër do të mundohet të jetë në veri të vendit, ditën kur qytetarët atje do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e katër komunave.

Në një intervistë për televizionin shtetëror serb, Gjuriq ka thënë se njerëzit e zyrës së tij në vazhdimësi janë në kontakte me serbët e Kosovës dhe i vizitojnë çdo ditë.

Gjuriq gjithashtu tha se po tentohet që të frikësohen votuesit serbë duke dërguar në komunat veriore një numër të madh policësh shqiptarë.

"Separatistët në Kosmet” presin që Lista Serbe dhe Serbët të vendosin të bojkotojnë zgjedhjet lokale në mënyrë që të dëbojnë kandidatët shqiptarë në zonat serbe. Fletët e votimit janë një stuhi e përpjekjeve nga Prishtina për t'i marrë ato me mashtrime dhe trillime", tha Kreu i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq,

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve. Për zgjedhjet në veri garojnë PDK, Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Kosova i ka refuzuar kërkesën për të vizituar veriun e Kosovës, udhëheqësit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç. Sipas mediave kosovare, Gjuriç kishte kërkuar të vizitonte komunat në veri të Kosovës ku ka një prezencë të madhe të popullatës serbe, të cilat nesër kanë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ndërkohë vetë Gjuriç ka thënë se do të tentojë përsëri në Kosovë.

“Organet e Prishtinës nuk më kanë lënë. Do të provoj përsëri të hyjë në Kosovë”, është  shprehur ai.

Kujtojmë se në mars të vitit të kaluar Gjuriç u shoqërua nga Frocat Speciale të Kosovës pasi hyrja e tij në territorin kosovar ishte në kundërshtim me normat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy