Emetimi i Eurobondit, Ibrahimaj: Shënon histori suksesi, do të përkthehet me investime (VIDEO)

Emetimi i Eurobondit, Ibrahimaj: Shënon histori suksesi, do të përkthehet me investime (VIDEO)

Pas emetimit të Eurobondit të ri 10-vjeçar, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat tha se borxhi i marrë do të përkthehet në investime.

Sipas saj emëtimi i eurobondit të ri, shënon histori suksesi pasi shifra prej 650 mln eurove u arrit të merrej me interesin e ulët 3.5% dhe me një afat maturimi prej 10 vitesh.

Ky eurobond i cili sipas qeverisë do të përdoret si mbështetje buxhetore dhe investime për projekte madhore, nuk ka ende transparencë se për cilat projekte bëhet fjalë.

Ministrja Delina Ibrahimi u shfaq optimiste për uljen e defiçitit dhe borxhit, teksa tha se dalja e vendit tonë në tregjet ndërkombëtare përveç prezencës tregoi dhe një nivel të lartë interesimi të investimeve të huaja, të cilat kapën vlerën e 1 mld lekëve.

Emetimi i Eurobondit ka rëndësi të madhe për likuidimin e financimit të nevojave të qeverisë për vitin 2021 dhe kryesisht për vitin 2022 dhe ka garanci të lartë për vendin tonë në tregjet ndërkombëtare. Interesi për Eurobondit është i lartë. Ata ofruan vlera që shkuan mbi 1 mld lekë. Përpara daljes në Eurobond na u konfirmua vlerat dhe standardet që ishin edhe të më parshme. Në muajt në vijim parashikohet që norma e interesit të rritet dhe bankat qendrore evropiane priten të kalojnë në politika kontraktuese. Kjo, ndikoi edhe daljen në treg të një norme më të lartë.

Borxhi nuk është i pëlqyeshëm për asnjë qeveri, por ka edhe elemente pozitive. E para është se ajo përkthehet në investime dhe rritje ekonomike. Nga ana tjetër, një tregues i rëndësishëm është raporti i rritjes ekonomike me deficitin. Ky raport duhet të jetë i barabartë me 1. Pra borxhi duhet të justifikohet me rritje të qëndrueshme ekonomike. Sigurisht që ky është një tjetër raport që ka përmirësime nga viti në vit dhe në vitin 2020 treguesit kryesorë patën një goditje të madhe pandemia dhe tërmeti.

Në fund të vitit 2021 presim që 82.2% dhe më pas të vijojë rënia graduale ku do të jetë 1 % për çdo vit, por synimet tona janë që të jetë më e ulët. Në dy daljet e kaluara, afati i maturimit ka qenë 7 –vjeçar, ndërsa në daljet e mëparshme afati i maturimit ka qenë 5-vjeçar. Për këto synime do të punojmë vitin e ardhshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy