Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pas vizitës në burgun e Peqinit, ku u vra një i burgosur dhe u plagos një tjetër nga i dënuari me burg përjetë Sokol Mjacaj, garantoi familjarët e të burgosurve të tjerë se situata e rendit dhe sigurisë është tërësisht nën kontroll.
Duke folur për mediat, ministri deklaroi se autori është një i dënuar për burg të përjetshëm, i cili pas krimit i është dorëzuar drejtorit të burgut Peqin, në dispozicion të prokurorit të gatshëm dhe prokurorit të Elbasanit që kanë asistuar këtë ngjarje të rëndë.
Ndërsa për futjen e të dyshuarit Sokol Mjacaj në regjimin “41 Biss”, mbi arsyen e vendosjes në regjim të posaçëm, tha se e mori pasi duhet të ndiqte një procedurë.
Sokol Mjacaj ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit dhe në këtë burg kemi dhe regjim të posaçëm.
Sot ministri i Drejtësisë urdhëroi vendosjen në regjim të posaçëm, për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj.
Ka një procedurë që duhet të ndiqet për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm, procedurë të cilën jam i detyruar që ta zbatoj sipas ligjit.
Edhe mënyra e komunikimit të vendosjes në regjimin e posaçëm ka një procedurë të caktuar që e vazhdon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në momentin që zbardhet urdhri.
Jam këtu sonte dhe do jem në vijim për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë ligjore administrative, do t’i shkojmë deri në fund kësaj ngjarje.
Kemi rritur nivelin e gatishmërisë në burgje, pasi kjo është një masë që merret në prag festash. Kjo ngjarje e përshpejtoi dhënien e urdhrit.



