Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pranoi sot gabimin me udhëzimin për shoqëritë e sigurimit fizik, një akt që më pas e shfuqizoi sërish vetë.
“Unë kam shfuqizuar një akt që kishte të bëntë lidhur me këto shoqëritë e sigurimit fizik, të cilin e kisha firmosur vetë, ditën e fundit që jam larguar si minstër. Gjatë kohës që u largova, kupova që kisha bërë një gabim për të, reflektova dhe ndër aktet e para kam shfuqizuar një akt që kam formosur vetë në shenjë reflektimi personal për një gjë që nuk kisha pasur mundësinë ta shihja plotësisht që të ishte në përputhje me ligjet dhe standardet me të mira. Kam ngritur një grup pune që këtë akt ta ripunoj, ta konsultoj dhe ta sjell në standardet më të mira. Qëllon që edhe ne të gabojmë, është shumë e rëndësishme të refletojmë”, tha Xhafaj sot në Komisionin e Sigurisë, ku u diskutua projektbuxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Një investigim i TemA TV, i kryer një muaj më parë në lidhje me këtë çështje , sjell në fokus hallkat e plota të këtij zinxhiri përsa i përket Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike dhe Qendrës së Trajnimit Privat të punonjësve.



