Procedurat për anulimin e koncesionit për Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Sistemi i drejtësisë ka dështuar

Procedurat për anulimin e koncesionit për Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Sistemi i drejtësisë ka dështuar

Kompania MABCO, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se do ta çojë në arbitrazh ndërkombëtar çështjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për të nisur procedurat e zgjidhjes së kontratës koncesionare për shkak të mosrespektimit të afateve.

 

Në një reagim publik, Pacolli deklaron se kompania nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar nga ministria dhe akuzon shtetin shqiptar se po zgjedh vetë rrugën e arbitrazhit. Sipas tij, MABCO ka kërkuar një zgjidhje institucionale, por institucionet fillimisht penguan përfundimin e projektit dhe tani po përdorin këto vonesa si argument për ndërprerjen e kontratës.

 

Kompania pretendon se ka investuar mbi 320 milionë euro në projekt dhe se kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore, duke qenë pranë fazës së certifikimit të aeroportit. Pacolli shton se, pavarësisht një vendimi të Gjykatës së Lartë në favor të MABCO-s për administrimin e projektit, kompanisë iu pengua hyrja në kantier për muaj me radhë pas konfliktit me punonjësit e ortakut Valon Ademi.

 

Reagimi i plotë i Behgjet Pacolli

 

Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri në këtë moment, MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor. Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore.

 

Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar. MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar dhe për të gjetur një zgjidhje institucionale. Fatkeqësisht, përballë papërgjegjshmërisë, heshtjes dhe veprimeve të paligjshme të disa përfaqësuesve shtetërorë, çdo mundësi për zgjidhje është mbyllur .

 

Ky arbitrazh do të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës, veprimeve të kundërligjshme dhe papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, e veprimeve të elementëve që, nën mbulesën e institucioneve, kanë vepruar jashtë ligjit, si dhe e dështimit të një sistemi drejtësie të ndikuar për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të investitorit.

 

Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të paligjshme të zyrtarëve që sot vazhdojnë të sillen me indiferencë, sepse ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi personale. Dëmin nuk e paguajnë ata, por qytetarët shqiptarë dhe biznesi.

 

MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Kompania kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej vetëm pak para fazës së certifikimit të aeroportit.

 

Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, grupe që veprojnë në mënyrë arbitrare dhe jashtë ligjit, me mbështetje ose tolerim institucional, penguan MABCO-n të hynte në kantier dhe të përfundonte projektin. Për muaj të tërë, në prani të Policisë së Shtetit, investitori u mbajt jashtë pronës së tij, ndërsa pajisje me vlerë u dëmtuan, u shkatërruan dhe një pjesë edhe u vodhën.

 

Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër kërkojnë ta përdorin këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës.

 

Kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me Kontratën e Koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë dhe me parimin universal të së drejtës se askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme.

 

Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të mbrojë të drejtat e saj me të gjitha mjetet juridike, përfshirë provat dhe faktet qe posedon kundër secilit qe ka shkaktuar këtë skandal të turpshëm e deri të ARBITRAZHI  tregtar ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

 

Ky nuk është një kërcënim. Është pasoja juridike e veprimeve joligjore dhe mosveprimeve të papërgjegjshme të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy