Shpëtim Duro: Mendova se pas pjesës së parë Shqipëria do fitonte 0-3 ndaj Islandës

Shpëtim Duro: Mendova se pas pjesës së parë Shqipëria do fitonte 0-3 ndaj Islandës

Trajneri Shpëtim Duro, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se barazimi i Shqipërisë ndaj Islandës është i pranueshëm, por skuadra duhet të kishte sakrifikuar më shumë.

Duro deklaroi se pas avantazhit të Shqipërisë në pjesën e parë, kishte menduar se kuqezinjtë do të fitonin 2-0 ose 3-0 në pjesën e dytë.

Ishte një ndeshje transfertë, ndeshja e parë e turneut. Para ndeshjes, kisha thënë që edhe barazimi është i pranueshëm. Mund të biem të gjithë dakord, që duke parë lojën, kundërshtarin, mund të sakrifikonim më shumë dhe duhet ta fitonim këtë ndeshje. Mund edhe ta kishim humbur në raste të veçanta.

Loja ishte me dy tablo. Ne ishim më mirë se Islanda në pjesën e parë. Nuk kishim raste të pastra, por e dimë që kur një skuadër mbyllet prapa, nuk ka shumë raste për shënim. Fati jonë ishte i madh, që u shënua goli. Unë mendova që pas pjesës së parë kjo ndeshje do përfundonte 2-0 ose 3-0 për ne. Pas golit të barazimit, skuadra jonë u çekuilibruar. Goli ishte për një faj të Gjimshitit, por më pëlqeu që pas ndeshjes, doli dhe pranoi fajin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy