Aksioni i IKMT në Theth/ Druni: Disa turistë janë akomoduar në bujtina të tjera. Disa kanë ndërprerë pushimet

Aksioni i IKMT në Theth/ Druni: Disa turistë janë akomoduar në bujtina të tjera. Disa kanë ndërprerë pushimet

Gazetarja Bendis Druni raporton në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se aktualisht kemi një pushim të përkohshëm të aksionit të IKMT për shembjen e objekteve pa leje në fshatin turistik të Tethit. 

Ndërkaq, bëhet me dije se një pjesë e turistëve që kishin rezervuar në këto bujtina, janë akomoduar në bujtina të tjera të zonës. Ndërkaq të tjerë turistë kanë vendosur të ndërpresin pushimet. 

Kemi një pushim nga Policia dhe IKMT sa i përket shembjes në ndërtimeve pa leje në familjen Koçeku. Kemi pasur një rezistencë nga familja, ku këta të fundit i kanë dalë përpara fadromave për të ndaluar aksionin. Bëhet fjalë për një nga zonat më të njohura, pranë Kullë së Ngujimit. Për momentin është pezulluar aksioni. Të gjitha bujtinat janë të gjitha të rezervuara. Sa i përket objekteve që janë shembur, ose në proces për t’u shembur, janë munduar t’i akomodojnë turistët në bujtina të tjera të zonës, që s’janë pjesë e aksionit. Kemi të bëjmë me një imazh jo shumë të mire të Thethit. Disa të tjerë kanë vendosur të ndërpresin pushimet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy