
Problemi i shfaqur me ngadalësimin e telefonave të kompanisë Apple, shkaktoi pakënaqësi tek një numër i madh klientësh anembanë botës.
Kjo ka detyruar gjigantin amerikan të teknologjisë që të kërkoj falje për ngadalësimin e fshehtë të modeleve të vjetra të iPhone-it.
Apple pranoi se ka ngadalësuar modelet e vjetra të iPhone-it për të parandaluar fikjet e papritura të cilat mund të ndodhin për shkak të zvogëlimit të jetëgjatësisë së baterisë. "Kërkojmë falje. Asnjëherë nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë diçka që do të shkurtojë jetëgjatësinë e ndonjë produkti të Apple ose zvogëlojë cilësinë e përvojës së përdoruesit", thuhet në njoftimin të publikuar në ueb faqen e Apple.
“Në fillim të 2018-ës ne do të bëjmë një përditësim të sistemit IOS dhe do t’ju mundësojmë klientëve më shumë shikueshmëri në statusin e tyre të baterisë”, shkruhet në letrën publike.
Nga kompania amerikane e teknologjisë më tej është theksuar se do të bëhet lirim prej 50 dollarësh në ndërrimin e baterive, kështu që çmimi i ndërrimit të baterive është ulur prej 79 në 29 dollarë.
Apple gjithashtu njoftoi se në vitin 2018 do të bëjnë përditësim në sistemin operativ që të ndjekin më mirë gjendjen e baterisë së përdoruesve.



