
OKB do të hapë një hetim të veçantë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Lajmin e ka bërë të ditur relatorja speciale, Agnes Callamard, e cila ka deklaruar se do të udhëtojë javën tjetër drejt Turqisë, për të udhëhequr një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi vdekjen e gazetarit disident, i cili u vra më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll.
Gjatë qëndrimit në Turqi (28 janar – 3 shkurt), Callamard do të hartojë një raport, që më pas do t’i vihet në dispozicion Këshillit për të Drejtat e njeriut në OKB.
Në dhjetor, në arabinë Saudite u mbajt seanca e parë e procesit kundër 11 të akuzuarve për vrasjen e Khashoggi-t.
Prokuroria e Riadit ka kërkuar dënimin me vdekje për 5 prej tyre.



