Dy avionë shtesë nga Greqia për të fikur zjarret në Shqipëri

Dy avionë shtesë nga Greqia për të fikur zjarret në Shqipëri

Komisioni Europian ka vendosur sot që të kontribuojë për shuarjen e flakëve të zjarrit në Shqipëri. Kështu, sipas vendimit të KE, Greqia do të dërgojë dy avionë shtesë në vendin tonë për të ndihmuar në luftën me zjarret.

Avionët nga Greqia do të kontribuojnë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane.

Komisioneri qipriot për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stilianidis, përshëndeti këtë vendim të Komisionit Europian për ndihmën që i ofrohet Shqipërisë.

“Dëshiroj të falenderoj autoritetet greke për bujarinë e treguar dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë për herë të dytë, duke dërguar dy avionë shtesë për të ndihmuar vendin fqinj në këto orë të vështira. Ky është një shembull konkret i solidaritetit të Evropës me mbështetjen e dhënë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së”, tha eurokomisioneri Stilianidis, shkruan tvklan.

Shqipëria dorëzoi kërkesën e parë në KE më 2 gusht për ndihmë në luftën kundër zjarreve. Pas kësaj kërkese, Greqia fillimisht dërgoi dy avionë në datat 3-6 gusht për shuarjen e flakëve të zjarrit në zonat jugore të prekura. Tashmë vendimi i sotëm i KE do të mundësojë edhe dy avionë të tjerë shtesë nga Greqia për të ndihmuar në përballimin e situatave të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy