Vetëvritet 18-vjeçarja në Lushnjë/ Prindërit e të ndjerës: Bashkëshorti e çoi drejt vetëflijimit (VIDEO)

Vetëvritet 18-vjeçarja në Lushnjë/ Prindërit e të ndjerës: Bashkëshorti e çoi drejt vetëflijimit (VIDEO)

Një 18-vjeçare është vetëvrarë sot në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Fier-Shegan, në rrethin e Lushnjës duke pirë fostoksinë.

Korrespondentja Evi Gjini në një lidhje telefonike për edicionin e lajmeve në MCN TV bën me dije se familjarët e të ndjerës pretendojnë se bashkëshorti e ka çuar të renë drejt aktit fatal.

Pretendohet se bashkëshorti e akuzonte të ndjerën për lidhje jashtëmartesore dhe konfliktoheshin vazhdimisht, ndonëse kishin vetëm 1 muaj të martuar. 

Sipas burimeve policore shkaku që e çoi në vetëvrasje të renë është bashkëshorti. Të paktën kështu pretendojnë prindërit e saj, që e kishin marrë vajzën në shtëpi, 1 muaj pasi ishte martuar me 24-vjeçarin. Kishte zënka të vazhdueshme me bashkëshortin. Ai kishte një biznes dhe ata ziheshin për shkaqe xhelozie. 24-vjeçari e akuzonte për lidhje jashtëmartësore. Vajza është ndjerë në presion dhe ka shkuar në shtëpinë e prindërve dhe ka pretenduar se akuzat e bashkëshortit ishin shpifje, dhe asgjë s’ishte e vërtetë. Bashkëshorti po ndiqet në gjendje të lirë për shkaktim të vetëvrasjes”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy