
Eksperti i ekonomisë Mirdaim Axhami, për rritjen e numrit të sipërmarrjeve të reja për vitin 2022, me 1246 më shumë se një vit më parë, kërkon që të mos ngatërrohet klima e biznesit me shtimin e numrit të bizneseve.
Duke folur në emisionin MCN Economy, ai deklaroi se referuar raportit të fundit të DASH janë renditur një sërë kritikash për klimën e biznesit në Shqipëri, korrupsion në sistemin gjyqësor, prokurimet publike.
Pavarësisht se për sa i përket kuadrit ligjor ka pasur përmirësim të kuadrit rregullator, vërehen kritika për Partneritetin Publik Privat, të cilat bëjnë të mundur që të ulet mundësia për konkurrencë, duke përfshirë edhe investitorët e huaj.
Kemi përmirësim në sistemin e drejtësisë, por kjo duhet të tregojë frytet e veta në përmirësimin e klimës së biznesit.
Kemi rritje të numrit të bizneseve, duhet krahasuar me periudhë të kaluar ose objektivin e qeverisë. Procedurat e hapjes së një biznesi të ri, tashmë janë shumë të kollajshme.
Vihet një theks se ka pasur përmirësim është Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka marrë rol më aktiv në nxitjen e sipërmarrjes tek të rinj, janë disa organizata ndërkombëtare që e kanë vënë fokusin tek nxitja e bizneseve të reja.
Suporti më i dukshëm për nxitjen e sipërmarrjeve të reja dhe start up-eve, apo mbështetjen e bizneseve në fazën e zhvillimin është nisma nga Ministria e Sipërmarrjes, ku 10 milionë euro janë miratuar nga qeveria për një periudhë 4 vjeçare.
Është krijuar dyshimi se kur jepen para nga qeveria që janë të taksapaguesve, për të mbështetur sipërmarrje të reja, qëllimi është të ulet emigrimi dhe dhënia e mundësisë financiare për të gjithë ata të rinj.
Përveç shtetit janë dhe disa organizata ndërkombëtare që kanë fokus nxitjen e sipërmarrje të reja, janë projekte që hajde të flasim për efektivitetin, edhe kjo thirrje e parë nuk dihen pritshmëritë, se në fund të dhjetorit bëhen rakordimet nëse janë përdorur mirë këto fonde.
Nisma të tilla ndikojnë në qëndrueshmërinë e bizneseve. 8.4 milionë paund është programi i qeverisë britanike në Shqipëri.
Ne duhet të fokusohemi tek fushat e interesit. Këto fonde duhen përdorur për nxitjen e sipërmarrjes dhe inovacionit.



