Bllokohet Kanali i Suezit, 237 anije mallrash presin të kalojnë (VIDEO)

Bllokohet Kanali i Suezit, 237 anije mallrash presin të kalojnë (VIDEO)

Një nga arteriet më vitale të tregtisë në botë është bllokuar nga një anije kontejnerësh e gjatë një çerek milje, duke krijuar një bllokim trafiku që ka zënë në grackë 237 anije.

Anija Ever Givrn, ngeci në pozicion diagonal, pasi kapiteni humbi kontrollin nga era e forte dhe ndodhet atje që prej tre ditësh.

Një mbyllje e zgjatur e rrugës kryesore midis Perëndimit dhe Lindjes mund t'i përkeqësoj gjërat. Vonesat ose devijimet e kushtueshme drejt rrugëve më të gjata do të grumbullojnë presion mbi bizneset që tashmë po përballen me mungesë kontejnerësh, bllokime portesh dhe kufizime kapaciteti.

Punëtorët e kanalit po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të liruar anijen, e cila po bllokon kalimin e anijeve të ngarkuara me mallra me vlerë 9.5 miliardë dollarë, që të kalojnë në të dy anët përmes kanalit, sidoqoftë nuk është dhënë ende asnjë afat kohor se sa mund të zgjasë bllokimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy