
Në Rusi në 24 orët e fundit, janë konstatuar 820 vdekje të shkaktuara nga Covid-19, maksimumi në një ditë të vetme që nga fillimi i epidemisë.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Tass duke cituar qendrën e operacioneve antikoronavirus.
Sipas të dhënave zyrtare, nga qendra e operacioneve, 19 630 raste të reja të Covid u regjistruan në Rusi gjatë ditës së fundit.
Rastet e Covid-19 të konstatuara në Rusi që nga fillimi i epidemisë janë gjithsej 6 824 540.



