Fatmir Xhafaj do të bëhet ministër

Fatmir Xhafaj do të bëhet ministër

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, hequr nga kabineti pas marrëveshjes që kryeministri Rama lidhi me kryedemokratin Lulzim Basha dhe zëvendësimit me teknikun e PD, Dritan Demiraj ka bërë sot një lëvizje të fundit.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se Xhafaj ka thirrur sot një takim me mediat, por pa praninë e kamerave.

“Panorama” mëson se gjatë takimit të thirrur nga vetë Xhafaj, që pritet të mbahet këtë pasdite, rreth orës 18:00, ish-ministri që ishte edhe një nga ata që vetë Rama e cilësoi si emër të mundshëm për rikthimin sërish në Qeveri do të ketë një axhendë të plotë diskutimi për të interesuarit.

Mësohet se në qendër të takimit të thirrur do të jenë çështjet e policisë, sigurisë, rendit dhe të prokurorisë.

Kujtojmë se Xhafaj ishte një nga emrat që Rama numëroi si të mundshëm për rikthimin në qeveri, por në intervistën e tij të fundit, teksa foli për kabinetin e ri deklaroi se është shumë shpejt të flitet për emra, duke thënë shkurt se qeveria e re do të jetë gati në fillim shtatori.

Cfare tha Rama me 7 qershor

Më 7 qershor, Rama do te shprehej keshtu per Xhafajn dhe Tahirin ne studion e Eni Vasilit ne “News24”.

“Lufta kundër kanabisit, dhe fenomeni i kanabisit do të mbyllet këtë vit. Të dy ministrant, si Tahiri ashtu edhe Xhafaj kanë bërë një punë të shkëlqyer me Policinë e Shtetit dhe luftën kundër krimit dhe drogës.

Ndaj me marrjen e mandatit të dytë qeveritar, Xhafaj do të rikthehet në detyrë si Ministër i Brendshëm”, thoshte ai.

Cfarë tha Rama në intevisten e fundit per Xhafajn

I pyetur nga gazetari për rikthimin e ministrave të marsit, ai tha se është ende herët për të folur për emra konkretë.

“Nuk kam ende emra konkretë. Janë subjekt i një diskutimi të gjërë. Do ketë ndryshime të mëdha”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy