Olsi Jazexhi: Sulmi kibernetik, kundërpërgjigje nga Irani

Olsi Jazexhi: Sulmi kibernetik, kundërpërgjigje nga Irani

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, historiani Olsi Jazexhi tha se pas sulmit kibernetik në Shqipëri qëndron Irani. Jazexhi tha se ky sulm rrëzoi qeverinë virtuale të Shqipërisë dhe gjasat janë që të dhënat e shqiptarëve të jenë përvetësuar nga ata që kryen sulmin.

Në letrën që i kam çuar Metës e pyes: muxhahedinët sulmet që kanë bërë në Iran i kanë bërë me dijeninë tuaj apo jo? A i kemi shpallur luftë Iranit? Politikanët nuk e dinë se çfarë bëjnë muxhahedinët, por sulmi kibernetik që i ndodhi qeverisë shqiptare do të thotë se mund të jenë vjedhur të dhënat e shqiptarëve. A e kuptoni se çfarë mund të bëjnë ata? Ata mund të klonojnë shtetin shqiptar.

Unë kam takuar njerëz që thonë se shiko se çfarë na bënë ne muxhahedinët. Jam i gatshëm t’i tregoj Këshillit të Sigurisë Kombëtare rrezikun që përbëjnë muxhahedinët për Shqipërinë. Këta e kanë pranuar në portalet e tyre.

Përveç sulmit, hakerët kanë arritur të zbulojnë numrat. Në këtë rast, Shqipëria u përball me sulm kibernetik. Sulme të tilla janë bërë nga Shqipëria drejt Iranit kohët e fundit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy