Tërhoqën zvarrë protestuesit në Zvërnec, arrestohen 2 persona/ Të akuzuarit nuk ishin të licencuar

Tërhoqën zvarrë protestuesit në Zvërnec, arrestohen 2 persona/ Të akuzuarit nuk ishin të licencuar

Policia e Vlorës ka arrestuar dy rojet private të sigurisë të cilët ndihmuan Geraldo Bibën të tërhiqte zvarrë pjesëmarrësin në tubimin që u zhvillua më 30 maj në në Portonovë, Zvërnec.

 

Në prangat e policisë kanë rënë A. G., 35 vjeç dhe G. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Vlorës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. 

Të dy akuzohen se në bashkëpunim Bibën, kanë tërhequr me forcë, drejt vendit të rezervuar për rojet, pjesëmarrësin në tubim, shtetasin E. S., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime trupore. 

 

Më tej, nga verifikimet rezultoi se shtetasit e ndaluar, A. G. dhe G. V., nuk figurojnë të regjistruar apo të licencuar nga asnjë subjekt për shërbim privat të sigurisë fizike. 

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy