Uragani Beryl, po i afrohet brigjeve të Xhamajkës dhe pritet që më pas të shkojë drejt ishujve Kajman. 7 persona kanë humbur jetën.

Beryl ka shkaktuar dëme dhe shkatërrime të mëdha në juglindje të Karaibeve. Kështu shkruan Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganeve (NHC) .
Ky është uragani i parë i sezonit në Atlantik.
Një fenomen moti i këtyre përmasave është jashtëzakonisht i rrallë në fillim të sezonit të uraganeve, i cili në Shtetet e Bashkuara zgjat nga fillimi i qershorit deri në fund të nëntorit.



