Një vajzë 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës në Xhafzotaj të Durrësit. Sipas policisë, 24-vjeçarja me inicialet S. Ç. është vethelmuar me fotoksinë.
Policia bën të ditur ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 00:10 minuta në banesën e saj.
Pasi është konstatuar nga familjarët, është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Dyshimet e para janë se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Po sot, një tjetër e re u vetëvra në Kuçovë duke u hedhur nga kati i tetë.



