
Njoftimi për bombë në shkollën privatë në Tiranë, Turgut Ozal ka qenë i pavërtetë.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv bën me dije se njësia antieksploziv nuk ka gjetur asnjë element që të tregojë praninë e një bombe në shkollë, megjithëse situata ka krijuar panik tek prindërit.
Ka rezultuar se ka qenë alarm fals, pasi njësia antieksploziv nuk ka arritur të shohë elementë që mund të ketë bombë në këtë shkollë.
Kjo ka krijuar panik tek prindërit të cilët kanë shkuar me nxitim për të marrë fëmijët.
Mësuesit dhe drejtuesit e shkollës i kanë dërguar një mesazh prindërve për t’i lajmëruar.



