Shembja e pallateve te Rruga “Ura”/ Banorët: Na nxorën pa plaçka si në kohë të Enverit kur i internonin njerëzit në 5 të mëngjesit (VIDEO)

Shembja e pallateve te Rruga “Ura”/ Banorët: Na nxorën pa plaçka si në kohë të Enverit kur i internonin njerëzit në 5 të mëngjesit (VIDEO)

Ka nisur shembja e pallatit nr.4 në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë.

 Fadromat e IKMT-së kanë nisur ta shembin që në mëngjes, pa pritur vendimin e gjykatës e cila do të vendoste sot.

Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera.

Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.

Unë kam nënshkruar vetë për DS3, jo për atë tjetrën, policët kanë ardhur që mbrëmë pa asnjë vendim bashkie a gjykate.

E kam firmosur bonusin e qerasë, po ku të shkoj me 80 mijë lekë, qiratë janë më 350€.

Ato kanë ardhur që mbrëmë në darkë, duke i nxjerr plaçkat si në kohën e Enverit kur i internonin njerëzit që ën 5 të mëngjesit.

Kanë ngel rrobat e plaçkat brenda, janë komplet të gjitha. Kemi ngel mbrëmë jashtë.

Në mbrojtjen Ukrainën dhe ja ku jemi, erdhi shteti u bë Rusi në pronat tona.

Ai thotë nuk ke të drejtë për shpronësimin, këtu na dëmtoi shtetit, askush tjetër, në jemi 6 pjesëtarë, është djersa ime e 40 viteve.

Neve tërmeti nuk na bërë asgjë, por i duan tokat,

Ca të bëjmë gjyqi ishte sot, dhe nuk priten dhe i shemben, a hahesh me shtetin.

Bashkia na dha banesa sociale, e jo banesë më dokumente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy