
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do i drejtohet ditën e sotme Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë.
Një fakt i tillë ishte bërë i ditur prej ditësh, mirëpo e ka ndarë këtë mëngjes edhe Kryeministri Edi Rama, duke saktësuar edhe orën e fjalës së kreut të shtetit të Ukrainës.
Me lajmin se sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtpërdrejtë nga Kievi, ju uroj një ditë të mbarë.
Një fjalë e tillë vjen në kuadër të lidhjeve të zhvilluara më herët edhe me disa nga parlamentet europiane, ku ka kërkuar sanksione ndaj Rusisë, por edhe përshpejtim për anëtarësim në NATO.
Qysh nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt, janë shënuar me mijëra të vrarë në radhët e popullsisë civile.



