Avdulaj dha dorëheqjen dy ditë më parë, prezantohet drejtori i ri i paraburgimit në Vlorë

Avdulaj dha dorëheqjen dy ditë më parë, prezantohet drejtori i ri i paraburgimit në Vlorë

Fillon rokada, dhe ndryshimet e drejtuesve në krye të institucioneve të Vlorës. Dy institucionet e para që preken nga ndryshimet ndërmarrja e shërbimeve publike si dhe paraburgimi i qytetit të Vlorës.

Edmond Leka, ish deputeti socialist ka marrë sot rolin drejtues të institucionit të ekzekutimit të veprave penale në Vlorë. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e ka prezantuar sot para stafit të paraburgimit Lekën teksa kanë folur edhe për objektivat e institucionit.

Ndërsa sa i takon paraburgimit të Vlorës, Engjëllush Avdulaj ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme duke shpjeguar se i ishte ofruar një tjetër pozicion ndaj po largohej.

Nga ana tjetër në krye të ndërmarrjes së shërbimeve publike pritet të emërohet nesër Adi Likaj. Këtij të fundit i është komunikuar detyra, teksa nesër pritet të nis nga puna.

Vendimi tashmë pritet të bëhet publik zyrtarisht edhe për media, pikërisht të hënën kohë kur Adi Likaj dhe Edmond Lekaj do të marrin zyrtarisht postin ku do të nisin nga puna.

Adi Likaj disa muaj më parë është emëruar nga kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, si përgjegjës i sektorit të menaxhimit dhe mirëmbajtjes të varrezave të qytetit.

Likaj e ka marr këtë detyrë në muajin korrik, duke e lënë vetëm dy ditë më parë, ku i është komunikuar marrja e një tjetër posti atë të drejtuesit të ndërmarrjes së shërbimeve publike.

Ndryshimi i kryetarit të bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, mesa duket po pasohet me ndryshime të drejtuesve të institucioneve.

Dredha mesa duket po emëron në krye të institucioneve nën menaxhimin e bashkisë Vlorë, personat që ai dëshiron ti ketë si pjesë të stafit të tij drejtues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy