Ndahet nga jeta historiani dhe arkeologu francez, Pierre Cabanes

Ndahet nga jeta historiani dhe arkeologu francez, Pierre Cabanes

Ndahet nga jeta profesori i mirënjohur francez, Pierre Cabanes. Lajmin e bën të ditur Akademika e Shkencave të Shqipërisë, në të cilën ai ishte anëtar nderi. Cabanes është nderuar me Urdhrin më të lartë shtetëror “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Cabanes, 93 vjeç, historian i antikitetit dhe studiues i mirënjohur i fushës së epigrafisë greke, e ka lidhur aktivitetin e tij shkencor ngushtësisht me territorin e Ilirisë së Jugut dhe Epirit. Një biografi e shkurtër Pierre Cabanes u lind me 30 dhjetor 1930 në Puy-en-Velay të distriktit Haute-Loire në rajonin Auvergne-Rhône-Alpes në Francë. Ende në moshën fëminore ai u ushqye me pasionin për historinë nga gjyshi i tij. Këtë rrugëtim, ai ndoqi e ndoqi më pas derisa përfundoi studimet në fushën e historisë. Në vitin 1965, arriti me sukses në mbrojtjen e doktoraturës me tezën “Epiri nga vdekja e Pirros deri në pushtimin Romak (272-168 para Krishtit)”. Në vitin 1969 Prof.Cabanes filloi mësimdhënien në Universitetin e Clermont-Ferrand. Ndërsa në vitet 1977-1982 ai u zgjodh presidenti i parë i Universitetit Clermont-Ferrand II. Më pas u emërua në Universitetin e Parisit X-Nanterre, duke qenë për disa kohë edhe drejtor kërkimi në CNRS. “Arsenali” i aktivitetit shkencor të Prof. Cabanes është shumë i gjërë, me botimin e 20 vëllime librash dhe mbi 120 artikujve shkencorë. Kolegu dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt shqiptar, epigrafi Faik Drini, ka vënë në dukje se janë pikërisht kontributet e tij mbi Ilirinë e Jugut dhe Epirin, ata, që afirmojnë më së miri emrin e tij si historian i antikitetit, dhe si specialist “par ecxellence” të historisë së lashtë së Shqipërisë. Vepra e tij renditet në vazhdën ekontributeve të studiueseve francezë të territorit të Ilirisë së Jugut dhe Eprit në shekullin e XIX si F. C. H. L Pouqueville, Ami Boué, H. Hecquard, L. Heuzey, H. Daumet, Leon Rey, AllainDucellier dhe shumë të tjerëve gjatë shekullit XX. Pas mbrojtjes së Doktoraturës në vitin 1965, me ndihmën e pakursyer të mentorit të tij, profesorit shumë të njohur të epigrafisë greke Luois Robert, Prof. Cabanes ndërmori dy udhëtime në Shqipëri në vitet 1971 dhe 1974. Në vitet pasues, mbajti kontakte të vazhdueshme me kolegët shqiptarë të arkeologjisë. Ndonëse në atë kohë Shqipëria përjetonte një rregjim totalitar, Pierre Cabanes diti të shmangte shumë pengesa që vinin për këtë arsye. Ai arriti të bashkëpunonte në mënyrë efektive me kolegët shqiptarë, duke e anashkaluar me zgjuarsi “kornizën e ngurrtë ideologjike” ekzistuese, dhe duke nxjerrë në dritë dhe duke publikuar rezultate të reja shkencore. Me autoritetin e tij shkencor, ai ka luajtur një rol me peshë të veçantë në akordimin e Medaljes së Artë për revistën “ILIRIA” nga Akademia Ndërkombëtare e Lutèce-s, (Francë) në vitin 1983. Në vitin 1985 ka marrë pjesë aktive në Kongresin e Dytë të Studimeve Ilire (Tiranë, 1985) me një fjalë përshëndetëse dhe kumtesën analitike mbi: “Organizimi politik e shoqëror i bashkësisë dimalite në shek. III-II para Kr.” . Në vitin 1991 Prof. Cabanes morri përsipër menaxhimin e projektit të misionit arkeologjik dhe epigrafik francez në Shqipëri me përqëndrim kryesor gërmimet në qytetin antik të Apollonisë, pikërisht në atë vend, ku një ekip francez i kryesuar nga arkeologu Leon Rey, kishte kryer tashmë gërmime të ndërprera nga Lufta e Dytë Botërore. Këtë projekt ai e udhëhoqi me sukses për një periudhe më se dhjetëvjeçare. Gjenerata më të reja arkeologësh shqiptarë dhe francezë e vazhdojnë këtë projekt edhe sot duke vështruar nga e ardhmja. Ndërkohë profesori Cabanes ka realizuar mjaft botime shkencore, ku spikasin katër volume të korpusit të mbishkrimeve greke të realizuara në bashkëpunim me kolegët shqiptarë Faik Drini dhe Neritan Ceka. Ndërkohë, ka organizuar një radhë aktivitetesh ndërkombëtare lidhur me Ilirinë e Jugut dhe Epirin në antikitet, ku studiues shqiptarë, francezë dhe kryesisht nga vendet e hapësirës adriatiko-mesdhetare, kanë sjellë plot risi shkencore, duke e bërë gjithnjë e më të njohur historinë antike të këtij rajoni në arenën ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy