
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është rizgjedhur në krye të AAK-së. Në kuvendin e tetë zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj është rizgjedhur kryetar i këtij subjekti politik edhe për një mandat katër vjeçar.
“Me krenari e mburrje marr përgjegjësinë me prij AAK-në, edhe pse ka përgjegjësi dhe punë. Rritja e Aleancës është edhe rritje e Kosovës dhe nuk do të ndalem. Ne kemi punë para vetes për liberalizim, për zhvillim ekonomik dhe me rritje të fuqisë e vlerës së qytetarëve me rritje të pagave”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.



