
Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos u përsëriti liderëve të Ballkanit Perëndimor se pa realizimin e reformave nuk do të ketë anëtarësim në BE dhe aas rimbursim të plotë të fondeve nga plani i rritjes. Ndërkohë në tryezën me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama nga ana tjetër, tha se BE është më afër se kurrë.



