Karma kolektive/ Terapistja e energjisë: Misioni i Shqipërisë është të sjellë dritë ndërmjet errësirës

Karma kolektive/ Terapistja e energjisë: Misioni i Shqipërisë është të sjellë dritë ndërmjet errësirës

Karma, sipas qasjeve shpirtërore, është mbi të gjitha një rrjedhë energjie që qarkullon lirshëm. Këto rrjedha formohen nga qëllimet dhe veprimet tona, duke ndikuar në jetën individuale dhe kolektive, në varësi të natyrës së tyre.

Terapistja e energjisë, Merita Cake, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, u ndal veçanërisht te koncepti i karmës kolektive. 

Sipas saj, kjo nënkupton se grupe të tëra, kombe apo komunitete, ndajnë përgjegjësi dhe pasoja të përbashkëta për veprimet e së kaluarës, të cilat ndikojnë në realitetin aktual.

Fillimisht të flasim për energjinë e muajit mars, data 3, si datë që përsëritet, konsiderohet si ditë me energji të fortë universale, e lidhur me balancën dhe harmoninë. 

Muaji mars, është një muaj emocional dhe transformues, ku strukturat e vjetra shemben për t’i hapur rrugë të resë. Gjithçka që nuk është në përputhje me vetëdijen tonë del në sipërfaqe, shpesh përmes konflikteve, ankthit apo stresit, por me qëllim përmirësimin dhe rritjen personale.

Ekzistojnë tre nivele karme: karma personale, karma familjare (që lidhet me prindërit dhe paraardhësit, deri në disa breza) dhe karma kolektive, që i përket një populli të tërë. 

Pavarësisht dëshirës sonë, kur jemi pjesë e një kombi dhe e një bote të përbashkët, ndikohemi nga kjo energji kolektive.

Në këtë këndvështrim, shpirti, para se të vijë në jetë, “zgjedh” familjen dhe vendin ku do të lindë, për të përmbushur misione të caktuara dhe për të balancuar përvoja të mëparshme.

 

Duke u ndalur te Shqipëria, Merita Cake tha se karma kolektive e vendit lidhet me histori vuajtjesh, varfërie dhe shtypjeje. 

Sipas saj, misioni i Shqipërisë është të sjellë dritë ndërmjet errësirës. 

 

Karma kolektive e Shqipërisë lidhet me histori vuajtjesh, varfërie dhe shtypjeje. 

Këto përvoja janë pjesë e një procesi më të madh transformimi.

Misioni i Shqipërisë është të sjellë dritë ndërmjet errësirës, të shpërndajë dritë në Ballkan dhe më gjerë. 

Viti 2026 do të jetë një vit ndërgjegjësimi dhe shërimi, ku transformimi do të nisë nga familja si bërthama e shoqërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy