Boris Johnson, letër qytetarëve për koronavirusin

Boris Johnson, letër qytetarëve për koronavirusin

“Gjërat do të përkeqësohen para se të fillojnë të përmirësohen”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson, në një mesazh për të 30 milionë familjet në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilën parashikohen kufizime të mëtejshme të lëvizjeve dhe rregulla më të ashpra të distancimit shoqëror. "Që në fillim jemi përpjekur të zbatojmë masat e duhura në kohën e duhur", shkruan kryeministri në letrën që do të arrijë në dyert e qytetarëve brenda javës.

"Ne nuk do të ngurrojmë të shkojmë më tej, nëse mendimi i mjekëve dhe shkencëtarëve do të na sugjerojë këtë. Është e rëndësishme për mua të jem i qartë: ne e dimë që gjërat do të përkeqësohen para se ato të përmirësohen. Por ne po përgatitemi në mënyrën e duhur, dhe sa më shumë t'i ndjekim të gjitha rregullat, aq më pak jetë do të humbasin dhe aq më shpejt jeta do të kthehet në normalitet. Për këtë arsye, në momentin e emergjencës kombëtare, ju dërgoj këtë ftesë: “Qëndroni në shtëpi", përfundon mesazhi i tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy