
Këngëtari Perlat Sheqeri vjen së fundmi me një kënge ndryshe, një dedikim për nënën që nuk jeton më.
Përmes vargjeve të shkruara nga vet ai, Perlati, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thotë se kënga “Ditëlindje pa nënën”, është një dedikim i ndjerë jo vetëm për nënën e tij, por edhe për të gjitha nënën që nuk jetojnë më dhe na mungojnë pafund.
Balada që solla është një këngë vaji për humbjen e nenën time, e cila iku e re në moshën 68 vjeç. Ajo iku për 8 muaj dhe kur e kuptuam për sëmundjen ishte tepër vonë. Ajo pati një hemorragji dhe ne aty u kuptuam, mjekësia i çoi duart dhe ajo nuk kishte treguar që ishte sëmurë. Ne e ndjemë shumë keq, unë isha i përkëdhelurit i nënës dhe më mungon pafund.
Kënga “Ditëlindje pa nënën”, është një dhembje që ajo nuk është më aty të ma uroj ditëlindjen, sepse nga ajo ishte në çdo ditëlindje urimi i parë që merrja.
Kënga është jo vetëm për nënën time por për të gjitha nënat që nuk jetojnë më. Doajeni sa ti keni në jetë, shkoni flisni me ta, jetoni, përqafojeni pafund. Ajo më ka lënë kujtime pafund dhe e kujtoj me mall gjithmonë.



