Elezi: Celibashi ka përgjegjësi për problemet me PEI. Sistemi elektronik duhej verifikuar që dje

Elezi: Celibashi ka përgjegjësi për problemet me PEI. Sistemi elektronik duhej verifikuar që dje

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, problemet e hasura me Pajisjet Elektronike të Identifikimit, e cilësoi si përgjegjësi të drejtpërdrejtë të Komisionerit Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi.

Nga studio e MCN Live, ai e cilësoi Celibashin si njeri të aftë në procesin e administrimit zgjedhor, por tha se gjithçka mund të ketë ndodhur prej neglizhencës.

Kur je i sigurtë në punën që bën dhe neglizhon dhe neglizhenca i ka çuar në këtë punë. Funksionimin e sistemit duhet ta kishin përfunduar dhe testuar që dje dhe do ishin verifikuar sa nga këto nuk funksionojnë dhe duhet të ishin testuar në një muaj.

Mos funksionimi nuk ndodh prej hakerimit, se i bie që të bjerë gjithë sistemi. Është përgjegjësi penale e operatorëve që nuk kanë raportuar në kohë reale.

Vendimmarrja jote duhet të shtrihet në kohë, nëse ke problematikë që në 08.00 duhet ta kalosh në procesin manual.

Është një person që ka përvojë, por në këtë rast Celibashi ka treguar paaftësi.

Në vijim ai e cilësoi si normale që Partia Demokratike të fitojë Kamzën, duke e cilësuar si bastion tradicional të djathtë.

Sipas tij, beteja kryesore zgjedhore mes palëve është në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy