Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë Sadri Ramabaja deklaron se likuidimi i mundësive për prodhimin e armëve bërthamore në Iran duhet të realizohet, pasi në të kundërt ndërhyrja nga ana e Izraelit nuk do të kishte kuptim.
Ai tha për MCN TV se një gjë e tillë mund të bëhet me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se gjasat që kjo ndërhyrje të jetë e shpejtë janë rritur tashmë.
Për situatën në Iran ai heq paralele me idenë e krijimit të Shtetit Bektashi në Shqipëri, duke e cilësuar si ide që vjen prej Izraelit.
Sipas tij, mund të ketë propozim për krijimin e shtetit të mullahëve në miniaturë, diku në shkretëtirat e Irani do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme që t’i lënë në botën e tyre.
Mund të tërhiqet një paralele rreth kësaj ideje të krijimit të Shtetit Bektashi në Shqipëri që nuk ka qenë ide e Edi Ramës, është e qartë se vjen ide prej Izrael.
Është një eksperiment në Shqipëri që mund t’i shërbejë Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje kemi të bëjmë me njërin prej segmentit të islamit, shiit.
Dhe një propozim i shtetit të mullahëve në miniaturë, diku në shkretëtirat e Irani do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme që t'i lënë në botën e tyre, por është një iluzion dhe e pamundur të realizohet.
Kur ndërhyri SHBA në Irak nuk mjaftonte arsyetimi se janë larg posedimit të armëve biologjike kimike.
Me interes ishte që pushteti i Sadam Hussein të largohej dhe Iraku të pozicionohet dhe në veri të Irakut të krijohej shteti kurd, gjë që ka ndodhur.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Iranin, por Irani është arrë e vështirë dhe vera dhe vjeshta e ardhshme do të jenë goxha të nxehta.



