Konflikti në Kepin e Rodonit, Zhabina: Problemi vijon prej disa vitesh. Të dyja palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie (VIDEO)

Konflikti në Kepin e Rodonit, Zhabina: Problemi vijon prej disa vitesh. Të dyja palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Live se konflikti për pronat në Kepin e Rodonit vijon prej vitesh dhe është e çuditshme që shteti nuk ndërhyn për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Duke bërë një përmbledhje të ngjarjes, Zhabina tha se konflikti ka nisur për një sipërfaqe toke prej 6 mijë metra katrorësh dhe përball dy palë, banorët e zonës dhe Kishën katolike, ku secila pretendon se ka certifikatë pronësie.

Më tej, Zhabina tha se Frroku ka qenë në mbështetje të të kishës katolike.

Është një ndër konfliktet e vazhdueshme në Kepin e Rodonit. Konflikti vazhdon prej disa kohësh, është e  paimagjinueshme si institucionet nuk kanë ndërhyrë. Është konflikt mes disa banorësh dhe kishës katolike, të dyja palët pretendojnë se kanë një certifikatë pronësie për 6 mijë metra katrorë. Afër kësaj prone ka rezorte. Konfliktet vazhdojnë prej disa kohësh. Përfaqësues të Kishës kanë shkuar ta rrethojnë këtë hapësirë dhe kanë hasur me rezistencën e banorëve. Është qëlluar me armë zjarri, nuk është përcaktuar se kush ka qëlluar. Prezent ka qenë dhe ish-deputeti Mark Frroku.

Frroku është katolik dhe sipas atij njoftimi të policisë ka qenë në krahun e kishës katolike, jemi në fillim të hetimeve. Janë 8 të arrestuar.

Kjo është ajo që ndodh kur shteti nuk ndërhyn. E çuditshme që institucionet si policia, prokuroria nuk i kanë dhënë zgjidhje këtij problemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy