Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se sot pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, janë pajtuar që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, me ndërmjetësimin e Brukselit.
Kreu i qeverisë sërbe i cili po qëndron në Davos të Zvicrës ka thënë se me Merkel janë marrë vesh që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, por me ndërmjetësimin e Brukselit.
“Për ne, kjo nuk është problem. Jemi pajtuar që të përpiqemi të ndalojmë çdo lloj tensioni, edhe pse mund të jetë e vështirë”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve në Davos.
Ndërkohë takimi i radhës në mes Prishtinës dhe Beogradit pritet të jetë me 24 janar.
Kjo gjë është bërë e ditur nga Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, raporton "Tanjgu".



