Kuleba: 400 mijë persona peng të rusëve në Mariupol, qindra të arrestuar në Kherson

Kuleba: 400 mijë persona peng të rusëve në Mariupol, qindra të arrestuar në Kherson

Rusia vazhdon të mbajë peng më shumë se 400 mijë persona në Mariupol, duke bllokuar ndihmat humanitare dhe evakuimin. Afro 3 mijë të sapolindur, shumë shpejtë nuk do kenë as ilaçe dhe as ushqim. Bota duhet të reagojë menjëherë, barbarët rusë duhet të ndalojnë luftën kundër civilëve dhe fëmijëve.

Është ky denoncimi i bërë në Twitter nga ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili thotë se bombardimi vazhdon.

Ndërkohë mbi 400 ukrainas të cilët protestuan kundër pushtimit rus të Kherson, u arrestuan nga forcat ruse, raporton “Guardian”.

Autoritetet ukrainase thonë se për shkak të rezistencës së madhe nga ana e banorëve të Kherson, autoritetet ruse po mundohen të vendosin në qytet një regjim administrativ, bazuar në forcat e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy