Dyrnjaja: Maxhoranca duhet të jetë më tolerante, PS i ka të fituara zgjedhjet me këtë opozitë (VIDEO)

Dyrnjaja: Maxhoranca duhet të jetë më tolerante, PS i ka të fituara zgjedhjet me këtë opozitë (VIDEO)

Dy ditë mbledhje në Lezhë dhe në përfundim Rama deklaroi se u morën disa vendime. Lidhur me këtë, gazetari Denis Dyrnjaja në ‘MCN Live’ tha se mungon transparenca pasi mbledhjet e qeverisë duhet të jenë të hapura dhe publike.

Ai tha se parlamenti është kthyer në një institucion jo serioz, ku qeveria nuk përgjigjet më aty dhe publiku e vetmja gjë që sheh janë karriget e hedhura përmbys. Sipas tij parlamenti ka humbur kontrollin mbi qeverinë.

Më lejo të ndalem te mungesa e transparencës në publik, institucionet po vijmë gjithmonë e më shumë në një mbyllje institucionale dhe popullit i jepet diçka që mendohet se duhet ti jepet dhe pjesa tjetër mbetet e mbyllur. Në vend që mbledhjet e qeverisë të jenë të hapura të dimë çfarë u diskutua në çfarë nivelesh ne nuk dimë asgjë, gjithçka funksionon si një kompani për interes të saj dhe asgjë si jepet publikut. Publiku ka nevojë të dijë dhe kulturalisht ato që fliten dhe diskutohen. Kjo që po ndodh është një shenjë e keqe e transparencës, mua kjo më lë një shije jo të mirë nga pikëpamje e një marrëdhënie përçmuese që ka qeveria me publikun.

Kjo mund të interpretohet politikisht dhe si karshillëk por ka koston e saj dhe opozita dhe vetë parlamenti është kthyer në një institucion jo serioz sepse s’ka më as debat politik sepse institucionet kanë humbur qëllimet e tyre. Qeveria është mbi të gjitha institucionet. Ne s’kemi transparencë, ka një mbyllje dyersh dhe parlamenti është i mbyllur dhe na servirin vetëm karriget e hedhura. Mbledhja e qeverisë është mbledhje qeverie, ndërsa e partisë është tjetër gjë. Kemi 10 vjet që kemi humbur kontrollin e parlamentit mbi qeverinë.

Ndërsa lidhur me reformën zgjedhore, Dyrnjaja u shpreh se PS i fiton zgjedhjet me këtë opozitë që ka, por që sipas tij maxhoranca duhet të tregohet më shumë tolerante ndaj kësaj opozite. Ai theksoi se në PS nuk ka njerëz që replikojnë, por të gjithë bëjnë atë që vendos Rama.

Demokracia është respektimi pakicës që ti lejosh asaj hapësirat sado e keqe të jetë kjo opozitë. Ne do kemi numërim elektronik apo jo, si do i kemi komisionet apo do vendosim ca komisione me komisionet civilë janë gjëra që krijojnë besimin dhe pranimin e procesit. Në këtë mënyrë se si u ofruar kryeministri që ne nuk do presim ata, do të thoja që çfarë po prodhojmë, po prodhojmë një proces që nuk do pranohet nga opozita për zgjedhjet që do ndodhin në 2025. Me këtë opozitë që kemi sot absolutisht që i fiton maxhoranca, por me këtë arrogancë të maxhorancës i lind e drejta opozitës që të reagojë.

Maxhoranca duhet të krijojë hapësirat e nevojshme. Nuk është e pakët një traditë 20 vjeçare ku palët komunikojnë për të vendosur disa rregulla loje për ditën e zgjedhjeve dhe këtë s’kemi pse ta prishim se është një traditë që vjen nga shumë më përpara dhe nga disa breza politikë.

Dialogu politik është shumë i nevojshëm për të krijuar habitatin politik dhe elektoral që pastaj duhet pranuar nga të gjitha palët pavarësisht se kush është fituesi dhe humbësi. Maxhoranca ka një administratë politikë të shtruar dhe nuk është aspak e rrezikuar. Kështu që toleranca, pritja dhe durimi si dhe shtrirja e dorës tregojnë maturi politike, ndërsa në PS nuk ka njerëz që replikojnë, vendosin atë që thotë Rama. Pra mungon transparenca brenda forcës politike dhe i raportit të qeverisjes në raport me publikun.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy