8 Marsi/ Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Gruas?

8 Marsi/ Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Gruas?

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë globale dhe një thirrje për veprim, e shënjuar nga demonstrata, kryesisht të grave, në mbarë botën, duke filluar nga protestat deri te vrapimet bamirëse. 

Disa festojnë arritjet ekonomike, sociale dhe politike të grave, ndërsa të tjerë u kërkojnë qeverive të garantojnë paga të barabarta, akses në kujdesin shëndetësor, drejtësi për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe arsimim për vajzat.

Është një festë zyrtare në më shumë se 20 vende, duke përfshirë Afganistanin, Burkina Fason, Ukrainën, Rusinë dhe Kubën, e vetmja në Amerikë.

Ashtu si në aspekte të tjera të jetës, media sociale luan një rol të rëndësishëm gjatë Ditës Ndërkombëtare të Gruas, veçanërisht duke përforcuar vëmendjen ndaj demonstratave të mbajtura në vendet me qeveri represive ndaj grave dhe mospajtimit në përgjithësi.

Ndërsa ideja pas një dite të gruas filloi në SHBA me Partinë Socialiste Amerikane në vitin 1909, ishte një feministe gjermane që nxiti një përkujtim global gjatë një konference ndërkombëtare të grave socialiste të mbajtur në 1910 në Kopenhagë. 

Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet më 8 Mars pas një proteste masive në Rusi më 23 shkurt 1917, që çoi në tërheqjen përfundimtare të vendit nga lufta. Në atë kohë, Rusia nuk kishte miratuar kalendarin Gregorian dhe ende përdorte kalendarin Julian.

OKB-ja filloi përkujtimin e festës në vitin 1975, i cili ishte Viti Ndërkombëtar i Gruas, dhe Asambleja e Përgjithshme e saj e njohu zyrtarisht ditën dy vjet më vonë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy