
Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëzuar Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu të vendosë një armëpushim përgjatë gjithë linjës së kontaktit ndërmjet palëve në Ukrainë me datën 6 dhe 7 janar, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
Këtë e bën të ditur Kremlini.
Lajmin e bën të ditur Ria Novosti.
Duke pasur parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin rus të Mbrojtjes që të vendosë një regjim armëpushimi përgjatë gjithë linjës së kontaktit midis palëve në Ukrainë nga ora 12:00 e 6 janarit të këtij viti deri në orën 24:00 më 7 janar.



