Rusia rrezikon përjashtimin nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Rusia rrezikon përjashtimin nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Kombet e Bashkuara do të mbajnë nesër një votim në Nju Jork nëse do ta përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut.

Dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një takim të OKB-së se trupat e Kremlinit kishin vrarë ukrainasit për kënaqësi. Ambasadori rus mohoi akuzat për krime lufte nga vendi i tij.

Këshilli është i formuar nga 47 shtete anëtare dhe punon për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.

Propozimi për të përjashtuar Rusinë, i bërë nga SHBA dhe Britania e Madhe do të kishte nevojë për mbështetjen e dy të tretave të 193 anëtarëve të OKB-së për t'u miratuar të enjten.

Një rezolutë e mëparshme e OKB-së për të denoncuar pushtimin rus të Ukrainës u miratua nga 141 vende muajin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy