Serbët në protestë/ KFOR dhe policia rrethojnë komunat, Policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan

Serbët në protestë/ KFOR dhe policia rrethojnë komunat, Policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan

 Kanë nisur sërish tensionet në veri të Kosovës, mëngjesin e kësaj të hëne.

Pas një qetësia ditën e djeshme, sot pritet që qytetarët serbë të dalin sërish në protestë. Policia ushtarake e KFOR dhe policia e Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës.

KFOR qëndron në rreshtin e parë, ndërsa policia e Kosovës të ndërtesa e komunës dhe pika kontrolli përreth.

Raportohet se serbët lokalë kanë nisur protestën në Zveçan. Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të neutralizuar situatën dhe për të shpërndarë turmën e protestuesve. 

Policia e Kosovës, ka njoftuar se protestuesit në e Zveçan, kanë tentuar me dhunë të futen në objekt, duke përdorur gaz lotsjellës e duke u përplasur me policinë.

Sipas njoftimit, policia është detyruar të përdor sprej për t’i larguar ata dhe për ta vënë situatën nën kontroll.

Sakaq, në komunën e Zubin Potok, KFOR po patrullon para objektit. Grupe qytetarësh serbë u mblodhën edhe para ndërtesës së komunës në Leposaviç për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi. Ndërkohë, në Zubin Potok raportohet për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. 

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka ftuar në takim kryetarët e rinj të katër komunave veriore, pas zhvillimeve të fundit dhe rindezjes së tensioneve. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci i cili ka  treguar se takimi do të mbahet në Prishtinë nga ora 09:00.

Në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it. 

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësimet e tyre dhe duke ripërsëritur deklaratën e para dy ditëve për të dënuar ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Po ashtu, në këtë deklaratë të përbashkët  Qeveria e Kosovës paralajmërohet që të mos ndërmarrë asnjë masë të re për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. 

Ngjashëm si vendet e QUINT-it, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të de-pershkallëzojë situatën në veri të vendit dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues, porse të angazhohet në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti veprimet e policisë, duke thënë se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.

Ditën e premte situata doli jashtë kontrollit. 

Protesta, hedhje gurësh, shok-bomba e gaz lotsjellës, e përfunduar ditën e djeshme të gjatë me 5 zyrtarë policorë të lënduar, e me dëmtime të veturave të policisë.

Gjithë kjo erdhi pas përplasjeve të serbëve lokalë me Policinë e Kosovës, të cilët hynë me forcë për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy