
Në vitin 1938, në mes të një fushate të gjatë për ta vënë Kinën nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, udhëheqësi revolucionar Mao Zedong shkroi: “Kushdo që ka një ushtri, ka pushtetin.”
Xi Jinping, pasardhësi i Maos e ka marrë shumë për zemër këtë thënie.
Ai e ka quajtur veten kryekomandant dhe ka marrë kontrollin e fuqisë ushtarake kineze prej dy milionë trupash, të Ushtrisë Popullore të Lirisë. Një fenomen i tillë nuk kishte ngjarë që kur Mao udhëhoqi në fitore në luftën civile të vendit dhe krijoi Republikën Popullore në vitin 1949.
Xi e ka përshpejtuar edhe kalimin e fuqisë së ushtrisë në fuqi detare, ndryshe nga tradita që e njeh si një forcë tokësore.
Ai e ka thyer tashmë burokracinë ushtarake të kohës maoiste.
Një seri urdhrash të rinj e përcaktojnë Xi-në si kryetarin e Komisionit Qendror Ushtarak, i cili është institucioni kryesor ushtarak vendimmarrës i Kinës.
Udhëheqja operative detare, raketat, ajri toka dhe forcat kibernetike janë ndarë nga administrata dhe po trajnohen – një strukturë kjo, e cila sipas analistëve të mbrojtjes kineze dhe perëndimore po huazohet nga organizimi ushtarak i ShBA-së.
Udhëheqësi kinez nuk po revolucionarizon vetëm ushtrinë, ai po bën një seri lëvizjesh, të cilat po shndërrojnë edhe Kinën, edhe rendin botëror. Ai nuk po e zbaton më parimin, sipas tw cilit Kina duhet ta fshehë fuqinë e saj dhe të presë kohën e saj. Loja e pritjes ka mbaruar.
Fjalimet e Xi-së janë pasuruar me referime të tilla si “ëndrra kineze” ku populli i lashtë ringrihet prej turpërimit të pushtimeve të huaja dhe rimerr vendin që i takon si një fuqi mbizotëruese në Azi.
Përpjekja përfshin edhe “shfaqje të fuqisë së butë”: programin shumëmiliondollarësh i Xi-së “Belt and Road” për të ndërtuar një treg botëror dhe një rrjet infrastrukture me Kinën në qendër, “Made in China 2025” që planifikon kthimin e Kinës në një manifakturues gjigant të teknologjisë së lartë.
Por, goditja e tij më e fuqishme është zgjerimi i fuqisë nëpërmjet ribërjes së Ushtrisë Popullore të Lirisë, fuqia luftuese më e madhe në botë.
Në thelb të këtij vizioni, të kësaj ripërtëritjeje kombëtare është një ushtri besnike, e pakorruptuar, për të cilën Xi këmbëngul se duhet të përgatitet të luftojë dhe të fitojë.
Nxitja e tij për të projektuar fuqinë jashtë kufijve është shoqëruar nga një loje fuqie në vend. Xi ka spastruar më shumë se 100 gjeneralë të akuzuar për korrupsion ose tradhti, sipas medieve të kontrolluara shtetërore.
Një demonstrim i gjallë i autoritetit të tij u bë kur një nga televizionet shtetërore transmetoi një seri dokumentarësh për ushtrinë popullore, të titulluar “Ushtria e fuqishme”. Në një skenë të serive të vitit 2017, një burrë i moshuar në një gjyq ushtarak është i ulur në një tavolinë me shënimin “i pandehur” i brishtë dhe i veshur me një xhaketë civile blu-marine. Ai është Guo Boxiong, ish-gjeneral dhe oficeri më i moshuar i dënuar nga spastrimi i Xi-së.
Ai lexon rrëfimin e tij për akuzat për mitmarrje prej një tufe letrash që ka në dorë.
“Komisioni qendror ushtarak e ka trajtuar çështjen time në mënyrë shumë korrekte. Unë duhet të rrëfej fajin tim dhe të mbaj përgjegjësi për të”, thotë Guo, që dikur ka shërbyer si zëvendëskryetar i trupës gjykuese.
Guo u dënua me burgim të përjetshëm.
Përparimi i shpejtë e përçarës të fuqisë ushtarake kineze duket se po e mbyll epokën e epërsisë së padiskutueshme të ShBA-së. Kina ka krijuar një forcë raketash që rivalizon atë të ushtrisë amerikane. Kantieret detare të Kinës tashmë kanë krijuar ushtrinë detare më të madhe në botë, e cila tani kontrollon bregun e Azisë Lindore.
Pekini mund të hedhë raketa nukleare dhe UPL-ja po fortifikon vendet përgjatë Detit të Kinës Jugore, ndërkohë që po përgatitet për rimëkëmbjen e Taiwan-it me forcë nëse është e nevojshme.
Që kur mbërritën tregtarët portugezë pesë shekuj më parë, Kina e ka fuqinë ushtarake për të mbizotëruar bregdetin kinez. Një konflikt mes Kinë s dhe ShBA-së do të ishte shkatërrimtar dhe i përgjakshëm, veçanërisht në Taiwan, sipas oficerëve amerikanë tashmë në pension.
Dhe pavarësisht se kanë kaluar dekada pa i krahasuar fuqitë, që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë, Amerika nuk ka garanci për epërsi.
“ShBA-ja mund të humbasë... Ne jemi vërtet në një pikë kthese të historisë...”, thotë Gary Roughead, në një analizë të administratës se strategjisë së mbrojtjes së Trump-it. /sipas Reuters/



