Ushtarja zvicerane e aksidentuar në Kosovë habit me dëshminë në gjyq: Piva raki me priftin serb dhe…

Ushtarja zvicerane e aksidentuar në Kosovë habit me dëshminë në gjyq: Piva raki me priftin serb dhe…

Ajo ka shërbyer si ushtare në misionin paqeruajtës zviceran, Swisscoy në Kosovë. Ndërsa, tash përgjigjet para gjykatës ushtarake, në Cyrih, Zvicër.

Gruaja 35-vjeçare nga Kantoni Thurgau, derisa po voziste makinën ushtarake diku në Kosovë vitin e kaluar ka shkaktuar një aksident, shkruan Azonline.ch.

Pasi që nuk ka mundur ta kontrollojë në një kthesë, makina e saj ka rrëshqitur, ka goditur një shtyllë elektrike dhe është rrotulluar.

Përkthyesja që ka qenë me të ka pësuar tronditje truri dhe gërvishtje. Pasojat tjera përveç atyre materiale, nuk janë të rënda. Por, është interesante mënyra se si ajo e shpjegon para trupit gjykues ndodhjen e aksidentit, transmeton Albinfo.ch.

Sipas saj, “në Ballkan ecën puna vetëm nëse përshtatesh me kulturën e atjeshme”.

Misioni i Swisscoyt konsiston në grumbullimin e informacioneve nga popullata dhe autoritetet e Kosovës. Dhe, për ta bërë këtë me sukses duhesh t’i përshtatesh rrethanave, thotë ish-ushtarja. Në këtë rast kjo do të thotë të pish raki me mikpritësit, me serbët e Kosovës. Ka qenë tepër e vështirë vendosja e komunikimit me priftin e fshatit, (diku në Kosovë) kështu që për të pasur sukses, asaj i është dashur të shkonte në një kafe dhe të pinte raki bashkë me priftin serb, oficerin zviceran dhe mikpritësit tjerë, përcjell Albinfo.ch. Madje shumë raki! Aq shumë sa që kur në rrugën e kthimit e mori timonin e makinës ushtarake (pasi oficeri ishte më i dehur se ajo), e humbi kontrollin mbi të dhe ndodhi aksidenti.

Në seancën gjyqësore është pranuar se në rregulloren ushtarake të Sëisscoy-t në Kosovë pranohet, madje preferohet pirja e alkoolit me mikpritësit me qëllim lehtësimin e komunikimit. Por fjala është vetëm për ndonjë gotë të vogël, në nivel simbolik dhe jo edhe për shoferin!

Pasi që ushtarja e rrëfimit tonë e ka tejkaluar shumëfish këtë masë “simbolike”, ajo është dënuar me kusht me një gjobë prej 9,100 frangash.

Ndërsa shefi i saj, oficeri, ka marrë një dënim me 3600 franga për faktin se e ka lejuar ushtaren të ngiste makinën në gjendje të dehur..

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy