I kërkuari për trafik droge nga Italia kapet në Durrës, i gjendet dhe armë
Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Durim Keci, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Gjatë arrestimit të tij në flagrancë iu gjet dhe një armë zjarri pa leje në automjet.
Arrestimi i Kecit është bërë nga drejtoria e krimit te organizuar në policinë e Durrësit.
Durim Keci është dënuar me 9 vjet burg nga drejtësia italiane për veprat penale trafik droge, trafik prostitucioni dhe armembajtje pa leje.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.



