
Sekretari i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Agim Krasniqi tha se rajoni i Ballkanit ka qenë historikisht zonë e nxehtë e përplasjeve të vazhdueshme sidomos pas përfundimit të Luftës së Ftohtë më 1995 për shkak të ndarjes së interesit të fuqive.
I pyetur lidhur me roli rolin e gjeopolitikës anglosanksone, Krasniqi tha se ka pasur qëllim ta ruaj Jugosllavinë për të luajtur rolin si penguese e Rusisë që të mos dalë në pjesën e Mesdheut.
Intervista:
Pse Ballkani Perëndimor ka ngjallur kaq shumë interes për arenën ndërkombëtare?
Krasniqi: Historikisht Rajoni i Ballkanit ka qenë zonë e nxehtë e përplasjeve të vazhdueshme sidomos pas përfundimit të Luftës së Ftohtë më 1995 për shkak të ndarjes së interesit të fuqive të mëdha. Rajoni ka qenë përplasje interesash për superfuqitë dhe pas pavarësisë së Kosovës u ndryshua harta e Ballkanit dhe jemi në proces të krijimit të ndarjes së sferave.
Z. Krasniqi, cili është ndikimi i politikës ruse dhe turke dhe Ballkani i Hapur?
Krasniqi: Duhet kuptuar që politika ka një konsistencë. Për Kongresin e Berlinit është folur shumë por asnjëherë nuk ka pasur diçka diplomatike. Ka tendencë për ti futur në lajthitje shqiptarët. Gjermania inicioi procesin e Berlinit për një treg rajonal dhe si rezultat i kësaj Franca i kundërvihej këtij procesi përmes Open Balkan për të penguar procesin e Berlinit.
Cili është roli i shqiptarëve në interes të gjeopolitikës anglosanksone?
Krasniqi: Politika ka një konsistencë, duhen strategji afatgjata. Gjeopolika anglosaksone kishte krijuar Jugosllavinë për të parandaluar hyrjen e Rusisë. Kjo krijoi mundësi që Serbia të favorizohej. Politika anglosanksone ka pasur qëllim ta ruaj Jugosllavinë për të luajtur rolin si penguese e Rusisë që të mos dilte në pjesën e Mesdheut dhe u zgjodh forma më e keqe për shpërbërjen e Jugosllavisë përmes luftës. Serbia në vazhdimësi e ka tradhtuar Rusinë, megjithatë duke pasur parasysh që nuk e konsideronin si baza ata u përqendruan tek shqiptarët. Është jetike që bota shqiptare të jetë e orientuar drejt perëndimit.
Sipas jush a po e shfrytëzon Vuçiç ''Ballkanin e Hapur" si mbulesë për skenarin e "Anschluss-it" të Bosnjes, respektivisht Republikës Srbska?
Krasniqi: Bosnja u formua si shtet pas një lufte të përgjakshme. Marrëveshja i ruajti kufijtë e Bosnjes dhe Republika Srbska është krijuar për të kompensuar Serbinë. Nuk e përjashtoj edhe lëvizjen e kufijve.



