Një 55-vjeçare është aksidentuar për vdekje në Malësi të Madhe mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Boriç i Madh. Sipas policies, 40-vjeçari Bashkim Xhafa, i cili po udhëtonte me makinë aksidentoi për vdekje 55-vjeçaren, që nuk është identifikuar ende.
“Më datë 03.02.2017, rreth orës 06.30 njoftohemi se në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se shtetasi Bashkim Xhafa, 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” me targë AA664JJ, ka aksidentuar me vdekje një shtetase akoma të paidentifikuar rreth moshës 55 vjeçe. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme procedurale”.
Punohet për identifikimin e të aksidentuarës.



