Rreth 1.2 milionë shtëpi mbetën pa energji elektrike mëngjesin e sotëm në veriperëndim të Francës, pasi stuhia Ciaran goditi vendin me erëra që kaluan shpejtësinë 170 kilometra në orë.
"Stuhia Ciaran shkaktoi dëme serioze në rrjetin publik të shpërndarjes së energjisë elektrike në veriperëndim të vendit", tha operatori Enedis në një deklaratë.
Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin bëri me dije në X se një shofer kamioni ka humbur jetën, ndërkohë që 4 persona janë plagosur si pasojë e stuhisë.



